Formacionet zyrtare: Liverpool – Arsenal (FOTO)

Janë publikuar formacionet startuese për derbin e xhiros së tretë në Premierligë mes Liverpoolit dhe Arsenalit, që luhet nga ora 21:00.

Liverpooli do të luajë me formacionin e zakonshëm 4-3-3. Po ashtu në sulm do të jenë treshja e zakonshme Salah, Firmino dhe Mane. Në portë për këtë ndeshje do të jetë Alisson që ka arritur ta rikuperohet prej lëndimit.

Thiago Alcantara do t’i mungojë Liverpoolit në këtë ndeshje për shkak të lëndimit.

Mikel Arteta ka vendosur që Arsenali në këtë ndeshje të luaj me formacioni 3-4-3.

Willian, Lacazette dhe Aubamyang od ta udhëheqin treshen e sulmit.