Formacionet zyrtare: Juventusi – Lyon

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese ndërmjet Juventusit  dhe Lyonit, që luhet në kuadër të 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Juventusi do të luaj me formacionin 4-3-3.

Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi, do ta përbejnë treshen e sulmit.

Lyoni do të luaj me formacionin 3-5-2. Ekambi dhe Depay do të luajnë në fazën e sulmit.

Ndeshjen e parë e kanë fituar francezët me rezultat 1-0.

Ndeshja luhet nga ora 21:00.