Formacionet zyrtare: Juventus – Milan

Janë publikuar formacionet zyrtare për derbin e xhiros së 35-të në Serie A, mes Juventusit dhe Milanit.

Juventusi do të luajë me formacionin 4-4-2.

Alvaro Morata dhe Cristiano Ronaldo do të jenë në fazën e sulmit për vendasit.

Kurse, Milani, do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Ibrahimoviq do të jetë në fazën e sulmit i mbështetur nga Sealemaekers, Diaz dhe Calhanoglu.

Kjo ndeshje është e vlefshme për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Atkualisht Juventusi pozicionohet në vendin e katërt me 69 pikë, kurse Milani në vendin pestë me pikë të njëjta. Humbja secilës skuadër do t’ia vështirësonte punët për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Juventus – Milan luhet nga ora 20:45.