Formacionet zyrtare: Juventus – Inter

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Juventus – Inter, ndeshje e vlefshme për xhiron e 37-të në Serie A.

Juventusi do të luajë me formacionin 4-4-2. Ronaldo dhe Kulusevski do të jenë në fazën e sulmit për bianconerët.

Kurse, Interi do të luajë me formacionin 3-5-2. Martinez dhe Lukaku do të luajnë në fazën e sulmit.

Juventusit i duhet fitorja për një vend në Ligën e Kampionëve, kurse Interi luan për prestigj pasi tashmë e ka siguruar titullin e kampionit.

Juventus – Inter, luhet nga ora 18:00.