Formacionet zyrtare: Juventus – Genoa

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Juventus – Genoa që luhet nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.

Juventusi do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Alvaro Morata do të jetë në fazën e sulmit i mbështetur nga Bernardeschi, Dybala dhe Kulusevski.

Kurse, Genoa do të luajë me formacionin 3-5-2. Bianchi dhe Ekuban do të jenë në fazën e sulmit për mysafirët.