Formacionet zyrtare: Holandë – Ukrainë

Janë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes Holandë – Ukrainë, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Holanda do të luajë me formacionin 5-3-2.

Depay dhe Weghorst do të jenë në fazën e sulmit.

Vërhet mungesa e Matthijs De Ligt i cili ka pësuar një lëndim të vogël dhe nuk është i gatshëm për këtë ndeshje.

Kurse, Ukraina do të luajë me formacionin 4-1-4-1.

Yaremchuk do të jetë i vetëm në fazën e sulmit.

Holandë – Ukrainë luhet nga ora 21:00.