Formacionet zyrtare: Barcelona – Athletic Bilbao, starton Messi

Janë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Superkupës së Spanjës, mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, që luhet nga ora 21:00.

Lionel Messi do të jetë në formacionin startues i mbështetur nga Dembele, Griezmann dhe Pedri.

Kurse, për Bilabon në fazën e sulmit do të luajnë Inaki Williams dhe Raul Garcia.