Formacionet zyrtare: Ballkani – Feronikeli (FOTO)

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Ballkani – Feronikeli, që luhet në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.

Ndeshja do të luhet në Suharekë prej orës 16:00, pa praninë e tifozëve.

Ismet Munishi ka vendosur që në këtë ndeshje treshen e sulmit t’ia besoj Mirlind Dakut, Jetmir Topallit dhe Arbër Hoxhës.

Kurse, Afrim Toverlani ka vendosur që të luaj në fazën e sulmit me Jean Da Silvan, Mendurim Hotin dhe Harmon Gbowea.

Ndeshja e kthimit luhet më 17 qershor.