Fonseca: Jam i lumtur që Roma refuzoi të futet në Superligën Europiane

Formimi i Superligës së Europës ishte temë diskutimi në të gjithë botën, për shkakun që 12 ekipe nga Anglia, Spanja dhe Italia, kishin formuar këtë ligë të veçantë.

Për themelimin e kësaj lige pati reagime të ashpëra nga njerëz të sportit.

Skuadra italiane, Roma, e kundërshtoi këtë haptazi Superligën Europiane duke mos preferohet që të futet në këtë ligë.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca ka thënë se është i lumtur që skuadra që drejton ai refuzoi të bëhet pjesë e Superligës Europiane.

“Ashtu si thuajse të gjithë trajnerët, edhe unë jam plotësisht kundër idesë së Superligës Europiane.Jam krenar që jam pjesë e një klubi, që demonstroi se primare nuk janë paratë, por tifozët, futbollistët e trajnerët. Jam krenar me pozicionimin e Romës në këtë çështje”, ka deklaruar Paulo Fonseca.

Pas presionit të madh, nga kjo ligë janë tërhequr skuadrat si Tottenham Hotspur, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Inter dhe Atletico Madrid.