Fonseca flet për ndeshjen Inter – Roma

Inter – Milan, do të jetë ndeshja kryesore e xhiros së 15-të në Serie A, e cila do të luhet të premten prej orës 20:45.

Interi pozicionohet në vendin e parë me 37 pikë, një pikë më shumë se Juventusi.

Kurse Roma në vendin e pestë me 28 pikë.

Fitorja është esenciale për të dy skuadrat për aspiratat e tyre, pasi Inter kërkon që ta ruaj kreun e tabelës, kurse Roma të futet në zonën e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka folur për ndeshjen e nesërme, duke treguar se sulmuesi kryesor i tyre Edin Dzeko do të jetë i gatshëm për ndeshje.

“Po, Dzeko stërviti me ne sot, ai nuk trajnoi për disa ditë. Sot ai stërviti me ne dhe është gati të luajë. Por sot nuk dua të flas për ekipin që do të luajë”, ka treguar Fonseca.

Fonseca ka folur edhe për Conten e Interin, duke i dhënë lëvdata.

“Ai është një trajner i shkëlqyeshëm, shumë i mirë. Interi është në një moment të shkëlqyeshëm, ka një ide shumë te qarte. Ideja e Conte funksionoi shumë mirë, unë jam në një moment të shkëlqyeshëm dhe sigurisht që do të jetë një lojë shumë e vështirë”, ka thënë Fonseca.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!