Florentino Perez: Ka lojtarë që nuk shiten

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka folur për situatën e krijuar te klubi spanjoll gjatë afatit kalimtar të transferimeve.

Madrilenët gjatë këtij afati nuk arritën t’i largonin disa lojtarë dhe t’i transferonin disa të tjerë.

Këtë e ka treguar edhe vet Perez.

“Ka lojtarë që nuk shiten”, u tha ka thënë Perez, fillimisht gazetarëve.

Ai po ashtu ka treguar se e kanë kërkuar sulmuesin polak të Bayernit, Lewdowskin, por klubi gjerman nuk kishte pranuar ta shiste.

“Ne e  kërkuam Lewandowskin për disa vite dhe asgjë nuk ndodhi, sepse ai nuk ka klauzolë lirimi në kontratë, ndërsa Bayern Munich nuk pranon ta shesë. Nuk kemi asnjë mënyrë tjetër veprimi. Kjo ka ndodhur edhe me Pogban. Kur disa lojtarë mund të shiten, ne trokasim për to”, ka zbuluar Perez.

Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar e ka transferuar Eden Hazardin nga Chelsea për 100 milionë euro, i cili konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.