Florent Hasani: Kosova ka kualitet që t’i marrë tri pikë ndaj Çekisë (VIDEO)

Bernard Challandes sot e ka mbajtur stërvitjen e tretë me futbollistët e Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas përfundimit të stërvitjeve në konferencë për media kanë dalur Florent Hasani dhe Bernard Berisha.

Mesfushori Florent Hasani, tha se mungesat e lojtarëve kryesorë të Kosovës janë të rëndësishme, mirëpo ai beson se “Dardanët” mund ta mposhtin Çekinë.

“Mungesat janë të rëndësishme pasi bëhet fjalë për lojtarë kryesorë të skuadrës sonë, por te Kosova ka futbollistë të tjerë që presin me padurim ta tregojnë veten. Çekia është një kombëtare me përvojë, por besoj që me kualitetin që kemi ne do të marrim tre pikë. Kjo ndeshje besoj që do të jetë vendimtare, pasi që të dyja skuadrat priten të luftojnë fort për vendin e dytë”, tha Hasani.

Kosovë- Çeki, luhet të shtunën prej orës 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.