Foto: Kallxo.com/ Atdhe Mulla

Flet trajneri i Wolfsburgut pas fitores ndaj Mitrovicës

Wolfsbuggu ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Mitrovicës, me rezultat të thellë 10-0, në kuadër të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve në konkurrencën e vajzave.

Trajneri i skuadrës gjermane Stephan Lerch, u deklarua pas ndeshjes se ka pritur mbrojtje më të fortë të skuadrës së Mitrovicës.

“Ne i respektuam ekipin e Mitrovicës, e kemi pritur që ata të kenë një mbrojtje më të mirë, por edhe ne kemi bërë një ndeshje shumë të mirë”, tha fillimisht trajneri i Wolfsburgut.

Ai shtoi se në Prishtinë kishin ardhë të koncentruar dhe të kthehen në Gjermani me fitore.

“Kjo nuk ke një lojë testuese, secili ekip që luan në Ligën e Kampionëve, e ka merituar që të luaj në këtë garë. Ne jemi ardhë këtu të koncentruar për fitore” është shprehur Stephan Lerch.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

FOTOGALERI nga ndeshja Mitrovica –Wolfsburg