Gentian Mezani - Foto: KALLXO.com

Flet trajneri i Gjilanit pas fitores ndaj Vushtrrisë

Gjilani ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Vushtrrisë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Vushtrrisë.

Mezani ka thënë se Vushtrria është kundërshtar i papërshtatshëm dhe goli i dytë ia solli qetësinë atyre.

“Vushtrria nuk është një skuadër e lehtë për ta mposhtur, pasi që është një skuadër pa presion dhe me futbollistë të ri që kërkojnë të dëshmojnë vetën. E morëm më stresuese pjesën e dytë, pasi që kundërshtari fitoi disa minuta terren, por me realizimin e golit të dytë morën gjërat nën kontrollë dhe mbyllëm me sukses ndeshjen”, deklaroi Mezani.

Ndeshjet në Superligën e Kosovës janë duke u luajtur pa praninë e tifozëve shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Trajneri nga Shqipëria ka kërkuar që t’i lejojnë praninë e tifozëve në shkallët e stadiumeve.

“Ne luajmë për veten tonë natyrisht sepse jemi profesionistë por luajmë edhe për tifozët. Gjej rastin t’i falënderoj tifozët, pasi që na kanë mbështetur vazhdimisht. Janë një forcë e madhe për ne vazhdimisht. I falenderoj për mbështetjen, pasi që janë lojtari i 12-të. Shpresoj që qeveria do të marrë një vendim të shpejtë për t’i lejuar tifozët të futen brenda stadiumeve. Tifozët mund të mbajnë distancën më shumë se në stadium, se të vendosen në objekte pranë stadiumit, pasi që e rrezikojnë edhe shëndetin e tyre”, ka thënë Mezani për “Super Sport Kosova”.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan si mysafir ndaj Dukagjinit në Klinë.

Gjilani fiton me lehtësi ndaj Vushtrrisë