Flet trajneri i Dritës pas fitores ndaj Vushtrrisë: Futbollistët po tregojnë pjekuri në çdo ndeshjes

Drita ka vazhduar me fitore në Superligë, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu, duke deklaruar se ka mbetur i kënaqur me ndeshjen e treguar nga futbollistët e tij ndaj Vushtrrisë.

Futbollistët treguan pjekuri dhe nuk e neglizhuan kundërshtarin për asnjë moment. Shënuam gol herët dhe realizuam edhe golat që na siguruan qetësinë. Jam i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në fushën e lojës dhe tani duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”, ka deklaruar Nuhiu.

Drita nuk është duke pranuar gola në ndeshjet e fundit, Nuhiu thotë se për këtë është merita e mbrojtësve dhe e portierit.

“Mos pranimi i golave është meritë e repartit defensiv dhe portierit. E rëndësishme është që futbollistët po tregohen të impenjuar dhe nuk po i lejojnë asgjë rastit sepse nuk guxojmë të befasohemi, sidomos në këtë fazë të garës”, ka thënë Nuhiu për Super Sport Kosova.

Drita pas kësaj fitoreje e ruan pozitën e parë me 55 pikë.

Gjilani e mposht Dukagjinin në shtëpi