Flet Ismet Munishi pas fitores ndaj Trepçës ’89

Ballkani është rikthyer te fitoret duke e mposhtur Trepçën ’89, pas dy barazimeve pa gola ndaj Drenicës dhe Flamurtarit.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi.

Munishi ka thënë se lëndimi i Arbër Hoxhës e ka goditur skuadrën e Ballkanit, ai po ashtu ka konfirmuar edhe lëndimin e kapitenit Visar Berisha.

“Emocionalisht lëndimi i Arbërit na ka goditë si skuadër. Kualiteti i tij nuk diskutohet, ende nuk e dimë shkallën e dëmtimit ne i kemi marrë gjitha masat si klub që ta mbështesim. Ai do ta ketë mbështetjen absolute, çfarëdo lloj lëndimi që del. Po ashtu i lënduar është edhe kapiteni i skuadrës Visar Berisha. Ende nuk e dijmë shkallën e lëndimit dhe duhet të presim për të parë se kur do të kthehet në fushën e lojë”, ka thënë Munishi.

Trajeri i suharekasve ka folur edhe për fitoren ndaj Trepçës ’89.

“Pjesën e parë them të drejtën na vunë në vështirësi disa herë 89-shi. Deri në fund rezultati ishte 1:1 pra deri 15 minuta para fundit, kur shënuan dhe u zhbllokuam. Pamë lojë atraktive nga Trepça ’89, ata nuk erdhën që të mbrohen, krijuan raste, shënuan gol”, ka thënë Munishi për Super Sport Kosova.

Ballkani është rikthyer në pozitën e tretë pas fitores ndaj Trepçës ’89.

Ballkani mposht Trepçën ’89