KF Flamurtari/ Foto: KF Flamurtari/Facebook

Flamurtari përforcohet me 10 lojtarë

Skuadra e Flamurtarit që tani do të bëj gara në Ligën e Parë, në Grupin B, ka njoftuar se është përforcuar për sezonin e ri.

Klubi nga Prishtina, ka bërë të ditur se është përforcuar me 10 lojtarë gjatë merkatos së verës.

Flamurtari është duke u përgatitur për rifillimin e sezonit 2020/2021, që pritet të nisë më 12 shtator në Ligën e Parë.

Kryeqytetasit nuk arritën që t’i mbijetojnë Superligës në sezonin e kaluar.