Flamurtari fiton ndaj Ferizajt (Foto)

Flamurtari ka arritur të shënoj një fitore shumë të rëndësishme ndaj Ferizajt me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e tretë në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi  Shend Kelmendi në minutën e 28’ për t’ia dhuruar tri pikë të arta vendasve.

Pas kësaj fitoreje Flamurtari pozicionohet në vendin e gjashtë me katër pikë.

Ndërsa Ferizaj në vendin e nëntë me tri pikë.