Fitorja e gjashtë për boksierët shqiptarë, në radhë meçi Haxhi Krasniqi kundër Timur Nikarkoev

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi ka fituar meçin ndaj argjentinasit Hernan David Perez.

Isufi bëhet shqiptari i gjashtë që fiton në gala mbrëmjen që po mbahet në “Audi Dome” në Mynih të Gjermanisë.

I pari që fitoi nga shqiptarët ishte, Valon Ahmeti, më pas ishte Kushtrim Tahirukaj, Isuf Kelmendi, Armend Xhoxhaj dhe boksieri tjetër shqiptar ishte Musa Avdimetaj, apo siç njihet, James Kraft.

Sonte do të zhvillohet edhe përballja Haxhi Krasniqi – Timur Nikarkoev.

Robin Krasniqi meçin e fundit e kishte ndaj Dominik Bozell ku u mposht në vitin 2021. Haxhi Krasniqi deri më tani ka zhvilluar 58 ndeshje, prej tyre 51 i ka fituar dhe ka 7 disfata. Ky pritet te jetë meç kthese në karrierën e Krasniqit i cili mëton që edhe një herë ta fitoje titullin e botës në kategorinë super të mesme. Ai deri më tani ka dy breza botëror në WBO dhe IBO në boksin profesionist. Krahas meçit kryesor të mbrëmjes, Krasniqi – Nikarkoev, do të zhvillohen edhe disa meçe tjera./Dukagjini