
Fitore minimale e Spanjës ndaj Zvicrës (VIDEO)
10.10.2020 - 22:54
Spanja ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0, ndaj Zvicrës, ndeshje e vlefshme për Grupin 4, në Ligën A, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mikel Oyarzabal në minutën e 14’.
Pas kësaj fitoreje Spanja pozicionohet në vendin e parë me shtatë pikë.
Ndërkaq, Zvicra në vendin e fundit me një pikë.