Fitore minimale e Prishtinës ndaj Arbërisë

Pas tri humbjeve radhazi, Prishtina ka arritur ta gjej rrugën e fitores duke e mposhtur Arbërinë me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Enis Gavazaj në minutën e 11’ nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e pestë me 14 pikë.

Kurse, Arbëria në vendin e tetë me 11 pikë.

Në xhiron e ardhshëm, Prishtina luan si mysafir ndaj Dritës.

Kurse, Arbëria e pret në shtëpi Besën e Pejës.