
Fitore minimale e Manchester Unitedit ndaj Sheffieldit
17.12.2020 - 23:01
Manchester Unitedi ka shënuar fitore me rezultat 2-3, ndaj Sheffield Unitedit në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me McGoldrickin në minutën e 5’.
Marcus Rashford e barazoi rezultatin në minutën e 26’ me një gol të bukur.
Martial i kaloi “Djajt e Kuq”, në minutën e 33’.
Për 1-3, shënoi përsëri Rashford në minutën e 51’.
Vendasit përsëri shënuan me David McGoldrickin në minutën e 87’.
Pas këaj fitoreje Manchester Unitedi pozicionohet në vendin e gjashtë me 23 pikë, me një ndeshje më pak.
Kurse Sheffieldi mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë.
Another win on the road! 🤜🤛
🔴 #MUFC
#️⃣ #SHUMUN
🏆 #PL@Chevrolet— Manchester United (@ManUtd) December 17, 2020