Fitore minimale e Feronikelit ndaj Arbërisë

Feronikeli e ka gjetur rrugën e fitoreve pas dy barazimeve dhe një humbje, duke e mposhtur Arbërinë me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori Albert Dabiqaj në minutën e 43’.

Arbëria në pjesën e dytë bëri përpjekje për ta barazuar rezultatin por nuk ia arriti qëllimit.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli pozicionohet në vendin e gjashtë me 15 pikë.

Kurse, Arbëria në vendin e shtatë me 14 pikë.