Fitore minimale e Barcelonës ndaj Espanyolit (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore minimale ndaj Espanyolit me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 35-të në La Liga.

Punët për blaugranët u përkeqësuan në minutën e 50’, pasi sulmuesi i ri spanjoll Ansu Fati u ndëshkua me karton të kuq.

Pas 3 minutave edhe mysafirët mbeten me një lojtar më pak në fushë pasi Pol Lozano u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 56’ Luis Suarez e shënoi golin e fitores.

Pas kësaj fitoreje Barcelona pozicionohet në vendin e dytë me 76 pikë, një pikë më pak se Reali që është në vendin e parë me një ndeshje më pak.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.