
Fitore minimale e Barcelonës ndaj Dinamo Kievit (VIDEO)
04.11.2020 - 22:51
Barcelona ka shënuar fitore minimale ndaj Dinamos së Kievit, me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Lionel Messi i kaloi blaugranët në epërsi në minutën e 5’, nga penalltia.
Për 2-0, shënoi Gerard Pique pas asistimit të Ansu Fatit.
Mysafirët e barazuan rezultatin me mesfushorin Viktor Tsygankov në minutën e 75’.
Pas kësaj fitoreje Barcelona pozicionohet në vendin e parë me nëntë pikë nga tri ndeshje në Grupin G.
Kurse, Dinamo në vendin e tretë me një pikë.
PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.