Fitore e vështirë e Romës ndaj Torinos

Roma ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Torinos, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Serie A.

Golin e tre pikëshit e shënoi sulmuesi anglez Tammy Abraham në minutën e 32-të pas asistimit të Mkhitaryanit.

Pas kësaj fitoreje Roma mbetet në vendin e pestë me 25 pikë.

Kurse, Torino mbetet në vendin e 13-të me 17 pikë.

Në xhiron e ardhshme Roma luan si mysafire ndaj Bolognës.

Kurse, Torino e pret në shtëpi Empolin.