Fitore e vështirë e Juventusit ndaj Milanit (VIDEO)

Juventus ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Milanit me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Serie A.

Heroi i kësaj ndeshje ishte sulmuesi argjentinas Paulo Dybala.

Dybala golin e fitores e shënoi në minutën e 77’ pas asistimit të Gonzalo Higuainit.

Pas kësaj fitoreje Juventus rikthehet përsëri në pozitën e parë me 32 pikë, nëj më shumë se Interi që gjendet në vendin e dytë.

Kurse Milan mbetet në vendin e 14 me 13 pikë.

PËR TA PARË GOLIN E DYBALAS KLIKONI KËTU.