Fitore e vështirë e Interit ndaj Parmës (VIDEO)

Interi ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Parmës me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Gervinhos në minutën e 15’.

Interi e barazoi rezultatin me Stefan de Vrij në minutën e 84’.

Për mysafirët u lehtësuan punët pasi Kucka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85’.

Në minutën e 87’ Bastoni shënoi golin e fitores pas asistimit të Mosesit.

Pas kësaj fitoreje Interi mbetet në vendin e tretë me 61 pikë, tetë pikë më pak se Juventusi që pozicionohet në vendin e parë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!