
Fitore e thellë e Realit ndaj Huescas (VIDEO)
31.10.2020 - 16:01
Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1, ndaj Huescas, ndeshje e vlefshme për xhiron e tetë në La Liga.
Eden Hazard e hapi serinë e golave për madrilenët në minutën e 40’.
Për 2-0, shënoi Karim Benzema në fundin e pjesës së parë.
Mesfushori uruguain Federico Valverde shënoi për 3-0, në minutën e 54’.
Mysafirët e ngushtuan epërsinë me David Ferrieron në minutën e 74’.
Ashtu si në pjesën e parë edhe në të dytën Benzema shënoi për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 4-1.
Pas kësaj fitoreje Reali pozicionohet në vendin e parë me 16 pikë.