Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fitore e madhe e Kosovës ndaj Estonisë (FOTO)

Kombëtarja e Kosovës A, në kategorinë e vajzave ka shënuar një fitore të madhe ndaj Estonisë me rezultat 2-0.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të Grupit A, për kualifikimet e Euro 2020.

Vashat e udhëhequra nga trajnerja Afërdita Fazlija çështjen e fituesit e përfunduan në pjesën e parë.

Kaltrina Biqkaj e hapi serinë e golave në minutën e 7’ duke e kaluar Kosovën në epërsi.

Ishte përsëri Biqkaj që shënoi për 2-0, pas një kundërsulmi të shpejt nga “Dardanet”, Erëlehtë Mehmeti asistoi për mrekulli në minutën e 27’ te goli i Kaltrina Biqkajt.

Kujtojmë se Kosova kishte fituar edhe si mysafir ndaj Estonisë me rezultat 1-2.

Pas kësaj fitoreje Kosova mbetet në vendin e katërt me nëntë pikë nga gjashtë ndeshje.

Ndeshjen e ardhshme e luajnë si mysafir ndaj Turqisë më 23 tetor.

KALLXO.com sjellë fotografi nga ndeshja.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com