Fitore dramatike e West Hamit ndaj Chelseat (VIDEO)

West Ham United ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Chelseat me rezultat 3-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Premierligë.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me Soucekin, por goli u anulua pas rishikimit të sistemit VAR.

Willian i kaloi mysafirët në epërsi nga penalltia në minutën e 42’.

Mesfushori çek Tomas Soucek  barazoi rezultatin në minutën e 45+2’.

Pjesën e dytë West Hami e nisi furishëm duke kaluar në epërsi me Antonion.

Shifrat u barazuan në këtë takim 2-2, në minutën e 72’ pas një goli të bukur nga Willian nga gjuajtja e lirë.

Golin e fitores për çekanët e shënoi Andriy Yarmolenko në minutën e 89’.

Pas kësaj fitoreje West Hami ngjitet në vendin e 16-të me 30 pikë.

Chelsea pas kësaj humbje mbetet në vendin e katërt me 54 pikë, duke e rrezikuar vendin e katërt, pasi Manchester United dhe Wolves pozicionohen në vendin e pestë dhe të gjashtë me nga 52 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.