
Fitore dramatike e Rahovecit ndaj Trepçës
11.2.2020 - 21:46
KB Rahoveci është gjysmëfinalisti i dytëi i Kupës së Kosovës për sezonin 2019/2020, pas fitores dramatike ndaj Trepçës me rezultat 97-95.
Mitrovicasit e nisën mirë çerekuën e parë, pasi e fituan me rezultat të ngushtë 22-20.
‘Xehtarët’ ishin të vëmendshëm edhe në çerekun e dytë duke shkuar në pushim të pjesës së parë me rezultat 45-37.
Trepça edhe çerekun e tretë e mbylli me epërsi prej 7 pikëve 68-61.
Çereku i katërt ishte fatal për Trepçën, pasi e humbën ndeshjen me rezultat 97-95.
Rahohevci do të luaj në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës me 13 shkurt ndaj KB Pejës, e cila triumfoi ndaj KB Ponte Prizrenit gjatë ditës së sotme.