Fitore dramatike e Prizrenit ndaj Rahovecit

Ponte Prizreni ka shënuar një fitore dramatike ndaj Rahovecit me rezultat 92-88, ndeshje e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Çerekun e parë e fituan vendasit me rezultat 29-19.

Çereku i dytë i takoi Rahohecit duke e fituar me dy pikë dallim 20-18, duke u mbyllur pjesa e parë me rezultat të përgjithshëm 47-39 për Prizrenin.

Edhe çereku i tretë i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 24-18.

Çereku i katërt dhe i fundit i takoi djelmoshave nga Prizreni të cilët e fituan me rezultat 27-25 dhe e fituan ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 92-88.

Te Ponte Prizreni u dalluan Malcom Canada me 26 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime, Ty Nichols me 22 pikë e pesë kërcime dhe Urim Zenelaj me 16 pikë e 19 kërcime.

Derisa te Rahoveci u dallua dyshja Darell Davis me 27 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime, si dhe Joshua McFolley me 27 pikë.

Ponte Prizreni tani ka nëntë fitore dhe shtatë humbje.

Kurse Rahoveci 11 fitore dhe katër humbje.