Fitore dramatike e Napolit ndaj Udineses (VIDEO)

Napoli ka shënuar fitore dramatike ndaj Udineses me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me sulmuesin argjentinas Rodrigo De Paul në minutën e 22’.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 31’ me Milikin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Matteo Politano shënoi golin e fitores në minutën e 90+4’ pas asistimit të Elseid Hysajt.

Pas kësaj fitoreje Napoli ngjitet në vendin e gjashtë me 56 pikë.

Kurse Udinese mbetet në vendin e 16-të me 36 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.