Fitore dramatike e Juventusit ndaj Interit

Juventusi ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 3-2, ndaj Interit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 37-të në Serei A.

Cristiano Ronaldo i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 24’.

Romelu Lukaku e barazoi rezultatin në minutën e 35’ nga penalltia të cilën e fitoi Lautaro Martinez.

Juventusi e riktheu epërsinë në minutën e 45+3’ duke shënuar një supergol.

Vendasve iu përkeqësuan punët në minutën e 55’ kur Bentacur u ndëshkua me karton të kuq.

Interi e barazoi rezultatin në minutën e 83’ me Chiellinin.

Cuadrado e fitoi penalltinë në minutën e 88’ të cilën shndërroi në gol nga penalltia.

Në fund të ndeshjes Brozovic u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejueshme ndaj Cuadrados.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në vendin e katërt me 75 pikë.

Kurse, Interi mbetet në vendin e parë me 88 pikë.