Fitnesi në karantinë: Cili ushtrim në shtëpi e zëvendëson vrapin

Shkaku i pandemisë së COVID -19, janë mbyllur të gjitha palestrat sportive, duke bërë q shumë sportist të humbasin ushtrimet e tyre që i kanë praktikuar rregullisht në palestra.

 

Leonard Nikaçi nga Transformohu, në bashkëpunim me KALLXO.com dhe KallxoSport do të sjellin këshilla për fitnes se si duhet të stërviteni në shtëpi.

Në videot e mëhershme Leonardi na ka treguar ushtrime për sesi t’i djegim kaloritë dhe të fitojmë kondicion nga shtëpia, si t’i bëjmë ushtrimet e këmbeve, si të rrisim pulsin e zemrës.

‘running mountain climber’ është ushtrim i cili e zëvendëson vrapin dhe ndihmon të djegim kalori.

Leonardi tregon se ky ushtrim duhet të bëhet me intensitet të lartë, rritë pulsin e zemrës dhe zëvëndëson vrapin.

Po ashtu Transformohu e ka bërë programin e ushtrimeve të cilin mund ta shkarkoni falas prej shtëpisë.

 

Fitnesi në karantinë: Ushtrimi power jack na ndihmon që të djegim kalori më shumë