Fiorentina – Milan përfundon pa fitues (VIDEO)

Fiorentina dhe Milan, i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Ante Rebicin në minutën e 56’.

Fiorentina mbeti me një lojtar më pak, pasi Dalbert u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 62’.

Violat e barazuan rezultatin në minutën e 85’ me Pulgarin nga penalltia.

Pas këtij barazimi Milan mbetet në vendin e shtatë me 36 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.