Fiorentina kërkon transferimin e Thuramit

Skuadra italiane Fiorentina nga Serie A, dëshiron që të përforcohet në fazën e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Italianët janë në ndjekje të sulmuesit të Borussia Monchengldbach Marcus Thuram, djali i ish-futbollsitit të Parmës dhe Juventusit, Lilianit.

Sipas gazetës “La Nazione”, Marcus Thuram është target i Fiorentinës për merkaton e verës.

Thuram i ka shënuar 12 gola dhe nëntë asistime nga 35 ndeshje në të gjitha garat në këtë sezon.

Thuram mund t’i kushtojë Fiorentinës 20 milionë euro.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!