Finlanda mposht Danimarkën

Finlanda ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Danimarkës, ndeshje e vlefshme për Grupin B, në Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Ndeshja fillimisht u ndërpre në minutën e 42’ pasi mesfushori danez Christian Eriksen ra në tokë pa ndjenja duke qenë në rrezik për jetë.

Ndeshja vazhdoi nga ora 20:30.

Golin e fitores për Finlandezët e shënoi Pohjanpalo në minutën e 60’.

Hojbjerg i Danimarkës e humbi penalltinë në minutën e 74’.

Në ndeshjen e ardhshme Danimarka do të luajë ndaj Belgjikës, kurse Finlanda ndaj Rusisë.