Finalja e Kupës së Italisë do të luhet më 17 qershor

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, ka konfirmuar sot se futbolli në Serie A do të rifillojë më 20 qershor.

Spadafora ka konfirmuar se ndeshjet e Kupës së Italisë do të luhen më 13 qershor.

Fotball-Italia, shkruan se finalja e Kupës së Italisë do të luhet më 17 qershor.

“Shpresoj që nga 13 deri më 20 qershor ata mund ta përfundojnë Kupën e Italisë, pasi kjo do të ishte një sinjal për të gjithë kombin”, ka deklaruar Spadafora.

Ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, do të luhen më 13 dhe 14 qershor.

Milan dhe Juventus në ndeshjen e parë kishin barazuar me rezultat 1-1, ndeshja e kthimit do të luhet në Torino.

Kurse Napoli në ndeshjen e parë ka fituar si mysafir ndaj Interit me rezultat 1-0, ndeshja kthyese do të luhet në San Paolo.

Finalja  e Kupës së Italisë do të luhet më 17 qershor në Stadio Olimpico në Romë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!