FIFA publikon ranglistën e re, Kosova pëson rënie

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.

Rezultatet e dobëta të Kosovës në tri ndeshjet e fundit i kanë kushtuar me një pozitë më pak.

‘Dardanët”, kanë zbritur një pozitë më poshtë në vendin e 117-të me 1155 pikë.

Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në tri pozita, duke u renditur në vendin e 69-të.

Më renditjen e FIFA-s në vendin e parë mbetet Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia, Portugalia, Spanja dhe Uruguai.