FIFA publikon ranglistën e re, Kosova nuk lëviz nga vendi 117
FIFA e ka publikuar gjatë ditës së sotme ranglistën e re për muajin dhjetor.
Kombëtarja e Kosovës në futboll, do ta mbyllë vitin 2020 në poziten e 117 në ranglistën e FIFA-s.
“Dardanët”, nuk kanë lëvizur nga pozita 117 nga muaji nëntor, pasi ishin në këtë vend, për kundër fitores ndaj Moldavisë me rezultat 1-0.
Kosova e ruan pozitën e 117 më 1155 pikë të grumbulluara.
Kurse, Shqipëria e mbyll vitin në pozitën e 66 me 1360 pikë, aq sa i pati edhe gjatë muajit të shkuar.
Ndërkaq, nuk ka pasur ndryshime në ranglistë as në dhjetë pozitat e para, si në renditje ashtu edhe në pikë.
E para është Belgjika (1780 pikë), e përcjellë nga Franca (1755), Brazili (1743), Anglia (1670), Portugalia (1662), Spanja (1645), Argjentina (1642), Uruguai (1639), Meksika (1632) dhe Italia (1625).