FIFA propozon të lejohen pesë zëvendësime deri në fund të vitit 2021

Pandemia e COVID-19, ka krijuar tollovi në futboll.

Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA, vjen me një propozim interesant në momentin që të rikthehet futbolli nga coronavirusi.

BBC Sport, shkruan se FIFA, ka propozuar që të lejohen pesë zëvendësime gjatë lojës deri në fundin e vitit 2021.

Ky propozim i FIFA-s, duhet të pranohet nga IFAB-i, trupi që përcakton rregullat e lojës.

Zëvendësimet shpesh-herë bëhen që ta zhagisin lojën, për këtë FIFA ka paraparë që ato të lejohen në tri periudha gjatë ndeshjes, plus pauzës mes pjesëve, për të evituar ndaljet e panevojshme.

Me rregullat aktuale lejohen vetëm tri zëvendësime gjatë një ndeshje.

Këto rregulla do të vlejnë për garat që janë paraparë të mbarojnë në vitin 2021 dhe për ato deri me 31 dhjetor të vitit 2021, pasi orari i ndeshjeve pritet të jetë i ngjeshur.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!