FIFA heton ish trajnerin e Chelsea

Avram Grant, ish-menaxheri i klubit të futbollit Chelsea, do të hetohet nga FIFA, pasi dyshohet për ngacmim seksual të shumë grave në një raport hetimor.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit izraelit timesofisrael.com.

Sipas hetimeve, Grant dyshohet për ngacmim seksual ndaj vajzave pa dëshirën e tyre. Pretendimet thonë së Grant kërcënoi gratë/vajzat që ai do të dëmtonte karrierën e tyre nëse ato nuk bashkëpunojnë.

Vajzat e përfshira në këtë skandal janë modele, ushtare dhe një prezantuese e sportit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe FIFA.

“Kur bëhet fjalë për sjellje të pahijshme dhe abuzime në futboll, ne dëshirojmë të ritheksojmë se FIFA i merr shumë seriozisht çdo akuzë të raportuar”, thuhet në njoftim.

Grant shërbeu si menaxher i Chelseat nga 2007 deri në 2008, duke e udhëhequr klubin në finalet e Ligës së Kampionëve. Ai gjithashtu ka drejtuar Portsmouth dhe West Ham, si dhe ka drejtuar ekipet kombëtare të Izraelit dhe Ganës.