Fidan Aliti: Ndeshja ndaj Çekisë është si një finale (VIDEO)

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, është paraqitur në konferenë për media, pas stërvitjes së dytë të Kombëtares së Kosovës në futboll, e cila është mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Aliti ka thënë se përballja me Republiken e Çekisë për Kosovën është si një finale. Por qendërmbrojtësi kosovar beson se “Dardanët” do të marrin rezultat pozitiv në Plezen.

 

“Të gjithë e kemi parasysh se përballja me Çekinë është shumë e rëndësishme, realisht si një finale. Personalisht, besoj në ekipin dhe nëse luajmë siç kemi luajtur deri më tani, atëherë do të dalim fitues. Çekia është një ekip i fortë që ka cilësi dhe këtë e dëshmoi në Prishtinë. Atje do të jetë është më vështirë, pasi Çekia luan në shtëpi dhe është maksimalisht e motivuar”, tha fillimisht Aliti.

Haliti thotë se ka optimizëm te Kosova dhe dëshirojnë fitore për ta vazhduar ëndrrën drejt “Euro 2020”.

“Por, në ekipin tonë ka mjaft optimizëm dhe pres ta fitojmë këtë ndeshje për të vazhduar ëndrrën tonë drejt kualifikimit. Kosova e meriton kualifikimin në evropian, ky popull e meriton t’i gëzohet një arritjeje të tillë”.