FFK tregon se kur do të dalin në shitje biletat Kosovë - Angli

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar tifozët e futbollit se me 12 nëntor, në orën 16:00 do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli e cila do të zhvillohet me 17 nëntor.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00. Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Biletat mund të blihen online përmes platformës tiks.app

Sipas FFK-së, çmimet e biletave nuk do të ndryshojnë nga ndeshjet e tejra. Në veri dhe jug biletat do të kushtojnë nga 5 euro Në lindje çmimet do të jenë 10 dhe 15 euro. Në perëndim nga 15 dhe 20 euro.

Ndërsa në VIP biletat do të kushtojnë 80 euro.

Tifozët e futbollit janë ankuar për faktin se s’po munden të rezervojnë bileta pasi që ato po shiten brenda pak minutave.

Në anën tjetër biletat në tregun e zi po shiten vazhdimisht me çmime të shumë fishuara.