FFK sot shpall me të mirët për vitin 2021

Federata e Futbollit të Kosovës gjatë ditës së sotme do të bëjë përzgjedhjen e më të mirëve për vitin 2021.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë sot manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”, ku do të nderohen me çmime më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës” thuhet në njoftimin e Federates së Futbollit të Kosovës.

Po ashtu në njoftimin për media nga ana e FFK-së thuhet së në këtë ceremoni marrin pjesë vetëm laureatët ndërsa mysafirët tjerë nuk mund të marrin pjesë për shkak të masave anti COVID-19.

Ceremonia nis nga ora 17:00.