Agim Ademi, kryetar i FFK-së. Foto: Kallxo.com

FFK publikon dokumentet e zgjedhjes së Agim Ademit, e quan 'çështje të mbyllur' mandatin 4 vjeçar

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate ka publikuar procecverbalin dhe procesin e zgjedhjes së Agim Ademit, kryetar të Federatës.

Sipas kësaj komunikate, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, për të mos lejuar më konfuzitet e konsideron këtë çështje të mbyllur.

Në këtë komunikatë FFK-ja ka bashkangjitur procesverbalin nga mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku konfirmohet mandati katërvjeçar i Agim Ademit, interpretimin ligjor të Ministrisë së Administratës Publike si dhe shkresën zyrtare nga UEFA, që sipas FFK-së, konfirmohet se Ademi është i zgjedhur në mënyrë të ligjshme, duke i respektuar të gjitha procedurat demokratike për mandatin 4 vjeçar në krye të FFK-së.

“Zgjedhjet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së do të mbahen fillimisht nëpër LRF dhe pastaj duke respektuar të gjitha kushtet për thirrje, do të mbahet Kuvendit për anëtarë të KE-së në harmoni me statusin e FFK-së”, thuhet në komunikatën e Federatës së Futbollit.

Dokumentet e publikuara nga FFK, mund t’i gjeni këtu.