FFK nuk i lejon mediat ta përcjellin procesin e zgjedhjeve për kryetar të federatës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se nesër do të mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor pa prezencën e mediave.

Sipas njoftimit, mediat nuk do të kenë mundësinë të përcjellin nga afër Kuvendin, për shkak sipas FFK-së, të hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve.

“Megjithatë, Kuvendi do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Motion si dhe në rrjetet sociale të FFK-së, prandaj e gjithë ecuria e Kuvendit do të mund të ndiqet drejtpërdrejt”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të Kuvendit, presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi do të jetë në dispozicion të mediave për të iu përgjigjur pyetjeve.

Kuvendi i Rregullt Zgjedhor mbahet në selinë e FFK-së, me fillim prej orës 11:00.