FFK njofton se kuvendi i rregullt i punës do të mbahet online

Federata e Futbollit e Punës ka njoftuar se do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të punës online.

Kuvendi i Rregullt i Punës do të mbahet të enjten më 8 prill nga ora 17:00.

FFK ka njoftuar se ndryshimi për mbajtjen e kuvendit në formën fizike është bërë për shkak të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për masat e reja anti-Covid.

“Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00. Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19,  punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online”, thuhet në njoftimin e FFK-së.